Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për nëntetaren shqiptare Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në krye të detyrës si pasojë e shpërthimit të minës.
Ishte deputetja Rudina Hajdari e cila kërkoi nga kolegët e tjerë të nderonin në Kuvend efektiven e Forcave të Armatosura shqiptare e cila ishte në një mision paqeruajtës në Letoni.
"Iu prehtë shpirti në paqe" – u shpreh Ruci, ndërsa vijoi më tej, seancën plenare. Nga shpërthimi i minës mbetën të plagosur edhe dy efektivë të Forcave Ajrore, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.





