Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla mbajti një fjalim në foltoren e Kuvendit në përkujtim të Holokaustit të hebrenjve.

Teksa foli për mikpritjen shqiptare dhe për raportete e mira ndër shekuj me hebrenjtë, Balla tha se Shqipëria është një ndër vendet e para në kontinent që ka njohur hebrenjtë.

Më tej Balla bëri thirrje për eliminim të diskriminimit, terrorizmit dhe antisemitizmit.

Taulant Balla: Në shqiptarët na është dashur të përballemi me pushtues të shumtë. Por ndërkohë gjatë shekujve Shqipëria ka krijuar gjerdan të pasur vlerash, siç është mikpritja. Shtëpia e shqiptarit e Zotit dhe e mikrpitjes. Historia e mikpiritjes së komunitetit hebre në Shqipëri ka ekzistuar që në shekullin e dytë. Shqipëria vendi i parë dhe i vetëm në kontinenet që njohu hebrenjtë dhe legjitimoi shabatin. Shtypi i perëndimit e quante Shqipërinë, atdhe i dytë i hebrenjve.