Kuvendi ka rrëzuar ditën e sotme tre dekrete të presidentit Ilir Meta, të cilat i kishte rikthyer për rishqyrtim..
3 dekretet kanë të bëjnë me ndryshimin për ligjin e TVSH-së për jahtet, aktivitetet e turizmit detar dhe prokurorimet në fushën e mbrojtejes se sigurisë.
Kuvendi ka rrëzuar me 83 vota kundër dhe 16 pro dekretin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Gjithashtu, është rrëzuar edhe dekreti “Për ligjin e turizmit detar”, me 84 vota kundër dhe 17 pro, si dhe dekreti “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes”, me 81 vota kundër dhe 17 pro.
Më herët Komisioni i Ekonomisë dhe Financave nuk i mori në konsideratë vërejtjet e Presidentit për 3 ligje që kanë të bëjnë me taksa dhe investime, duke i kaluar ato pa ndryshime.





