Propozimi i Presidentit Ilir Meta për Bahri Shaqirin si kreun e Kontrollin e Lartë të Shtetit është rrëzuar nga Kuvendi, pasditen e kësaj të enjte. Kandidatura e Presidentit është rrëzuar me 77 vota kundër.
Shaqiri, i cili aktualisht mban detyrën e Këshilltarit të Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare u propozua nga presidenti Meta për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit. Në propozimin drejtuar Kuvendit, Meta argumenton se Shaqiri ka integritet të lartë dhe plotëson të gjitha kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion.
Por, përfaqësues të mazhorancës paralajmëruan rrëzimin e këtij propozimi.





