Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.
Kanë qenë 96 deputetë të Kuvendit, që kanë votuar për rrëzimin e dekretit të Presidentit Meta.
Kjo i hap rrugë Kodit të ri Zgjedhor të hyjë automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte Kreu i Shtetit dhe opozita jashtëparlamentare.
Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.





