Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat nga Shëngjini, pas mbledhjes informale dy ditore të qeverisë, ka folur edhe për mungesën e votave për të votuar reformën zgjedhore dhe aministinë fiskale, e këtë e ka bërë duke ironizuar opozitën.
Ai e ka krahasuar opozitën me ballistët dhe mazhorancën me partizanët, duke specifikuar faktin se për të votuar këto reforma duhet të jenë dy partizanë, por nuk janë është vetëm një dhe në krahun tjetër janë shtatë ballistë.
Rama: Asnjëra nga këto sado që janë arsye të rëndësishme, sepse është e padrejtë që njerëzit që duhet të dalin nga burgjet për shumë arsye, nuk e meritojnë që të vazhdojnë te rrijnë aty brenda si viktima te keqkuptimit, por nuk ka asnjë shans që kjo të na bëjë që të pranojmë keqkuptimin.
Të pranojmë që ushtrimi i forcës fizike, përdorimi i krahëve i këmbvëve, e duarve si instrumenta force, të na imponohet për argumenta me të cilat ne nuk jemi dakord, e njëjta gjë edhe për reformën zgjedhore, ka një afat kohor, do të përfudnojë dhe ta votojmë edhe pa komision.
Kanë ndryshuar kohët, një komision bipartizanin me një partizan dhe 7 ballistë nuk e bën dot, duhet të keshë dy partizanë, nuk i kemi më. Kemi një partizanin ktej dhe shtatë ballistë nga ngrahu tjetër. Njëri është ballist i keqkuptuar, tjetri nuk është ballist, por duket si ballist , i treti duket si këto dy të parët, por nuk është dakord asnjë me një, i katërti do të jetë me të tre, por në të njëjtën kohë nuk e merr në konsdieratë faktin se duket si ballistë dhe tre të tjerët e me rradhë janë ballistë për inerci. Mjafton që 3 ballistët e parë të japin sinjalin dhe ata mund të kthehen nga ballistë në balkerina, nga balerina në veterinere, nga veterinerë në mundësa, nga mundësa në boksier, nga boksier në doktorë, nga doktërë në specialitë të tregut të punës e më pas në tigra dhe luanë.
Dhuna në parlament dhe Berisha
Rama ndër të tjera foli po ashtu edhe situatën në parlament, e cila sipas tij vjen si pasojë e një halli të një personi që ka përfunduar nga parlamenti në ballkon dhe pret përplasje nga parlamenti.
Ai tha se mazhoranca është e gatshme për bisedime për normalizimin e jetës parlamentare.
Rama: Do e bëjmë punën tonë, duke shprehur keqardhjen për qytetarët që i kanë votuar për ta kundërshtuar ne në parlament dhe për të dëgjuar argumenta.
Lufta fizike aty bëhet për një problem që ju e dini gjithë. Eshte një problem njerëzor, po jo problem i këtij populli. Problemi me drejtësinë i një individi që ka ka përfunduar nga parlamenti në ballkon dhe pret nga parlamenti përplasje
Jemi të gatshëm për cdo diskutim, me premisën që keqkuptimi fizik i jetës parlamentare të zgjidhet.