Sot do të jetë një ditë e ngjeshur me aktivitete politike në vend. Presidenti i Republikës Ilir Meta do të mbajë tubimin kundër “grushtit të shtetit” në orën 17:00.
Por, këtij tubimi me qytetarët, i paraprin një tjetër aktivitet politik. Në orën 10:00 të së hënës do të mblidhet Kuvendi, ku në rendin e ditës është edhe “diskutimi i çështjeve të evidentuara nga zgjedhësit”.
Pavarësisht diskutimeve të kësaj pike edhe dy të tjerave që janë rend dite, pritet që të komentohet edhe tubimi i Presidentit.





