Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Twitter, lidhur me votimin në parlament të ndryshimeve kushtetuese.

“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do t’i marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”