Kuvendi ka miratuar Rezolutën ndaj Presidentit Meta, pas vendimit të tij për zhdekretimin e datës 30 qershor si data e zgjedhjeve vendore. Rezoluta u miratua me 100 vota pro, 7 vota kundër, 2 abstenim ndërsa një deputet nuk votoi.
Miratimi i Rezolutës nga Kuvendi, pas 5 orëve mocion debati, është një hap drejt vendimit të maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta, vendim ky i marrë pas anulimit të datës së zgjedhjeve vendore.
Pas përfundimit të votimit, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi se seanca e radhës do të mbahet ditën e hënën në orën 10:00 ku do të diskutohen pikat e rendit të ditës parashikuar për seancën e sotme.





