Familjarët e një të moshuare 86 vjeçare kanë kërkuar në gjyq dëmshpërblimin nga kompania e famshme suedeze Ikea për vdekjen e Marcella Flego-s dhe vëllait të saj Aldo, 76 vjeç.
Ngjarja për të cilën akuzohet kompania e njohur është regjistruar një vit e gjysëm më parë në Trieste.
Nga montimi i gabuar i kuzhinës e gjithë shtëpia u hodh në erë. Nga shpërthimi vdiqën dy të moshuarit dhe u plagosën persona të tjerë që ndodheshin në pallat.
Nga hetimet ka dalë në pah se 4 kompani të ndryshme kanë pasur lidhje me ngjarjen tragjike, e cila u shkaktua si pasojë e një rrjedhje gazi.
Secila nga 4 kompanitë që operojnë në Itali ka angazhuar kompaninë tjetër për të kryer transportin, punimet në shtëpi dhe ndryshimin e sistemit të mëparshëm të furnizimit me gaz dhe energji elektrike.
Gjykata do të shprehet në 14 nëntor për dënimin që do t’i japë secilit prej personave të akuzuar për këtë çështje.





