Detaje të reja mësohen rreth ngjarjes së zjarrit në një banesë në Durrës, ku për pasojë humbi jetën e moshuara Dashurie Koçi.
Mësohet se flakët kanë shpërthyer në të gjithë kuzhinën për shkak të një shkëndije elektrike mëngjesin e sotëm.
E moshuara gjeti vdekjen si pasojë e asfiksisë nga zjarri që zanafillën e pati te prizat e kuzhinës.
Policia njoftoi më herët se 70-vjeçarja Koçi jetonte e vetme në banesën e saj në katin e dytë të një pallati në lagjen nr.10.
Ajo ishte nënë e dy vajzave, të cilat jetojnë jashtë kufijve, njëra në Itali dhe tjetra në Amerikë.





