Massimo është kuzhinier në një prej restoranteve të Milanos, qytetit në veri të Italisë. Dy fëmijët e tij janë punësuar në Shqipëri, në kompani private biznesi.
Së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, Massimo këtë vit ka vendosur të kalojë dy javë pushime në plazhin e Durrësit.
E gjejmë në rrugën nacionale, së bashku me të afërmit e tij, ku edhe na jep përshtypjet se çfarë e shtyu të pushojë këtu.
“Më ftuan dy fëmijët të vija në plazhin e Durrësit. Kishin prenotuar gjithçka në një prej hoteleve buzë detit. Ata më surprizuan vërtet.”
Por a është i kënaqur? – “ Po jam i kënaqur, ka det, diell dhe çmime shumë të lira më thanë fëmijët. Unë nuk kam paguar asgjë. Kushtet në hotel janë për t’u vlerësuar. Po kështu edhe ushqimi është i freskët. Na shërbejnë peshk të freskët deti, mish dhe gatime shumë të shijshme. Në plazhin e Durrësit çmimet janë shumë të lira. Unë punoj vetë kuzhinier në një restorant në Milano” ,-thotë pushuesi italian.
K.H.





