Napoli ka triumfuar në transfertën me Empolin në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Serinë A.

“Axurrët” fituan me shifrat minimale 1-0 me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Kvara u tregua i saktë në minutën e 63-të të sfidës duke mposhtur portierin e Empolit.

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli e nisi sfidën si titullar duke luajtur gjatë gjithë sfidës.

Me këtë fitore napolitanët ngjiten në vendin e parë me 19-pikë dhe Empoli ngelet në vendin e 11-të me 10 pikë.