TIRANE, 24 qershor 2013 – Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë e ka cilësuar procesin zgjedhor të qetë dhe punën e KQZ-së si të mirë. 

KVV publikoi sot konkluzionet për procesin zgjedhor.

Pavarësisht disa incidenteve të vogla dhe ngjarjes së rëndë në Laç, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën procesi konsiderohet i qetë.

Sipas  vëzhguesve vendorë gjatë procesit të votimit janë vënë re probleme të tipit ,vonesat në hapjen e qendrave, votimet familjare, problemet me kartat e identitetit, problemet për intimidimin e zgjedhësve.