Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për emërtimin e avionëve të pasagjerëve të "Air Albania".

Kryemadhi shkruan në Facebook se kryeministri Edi Rama e kopjoi idenë për vendosjen e emrave të poetëve të mëdhenj kombëtar. 

"Norwegian Air Shuttle e kanë bërë më parë, në respekt të heronjve, shkrimtarëve të tyre.

Ps. Ky edhe kopjacin s’e bën mirë…"