Ky është 22-vjeçari nga Durrësi Joxhino Kambo, i arrestuar nga policia, pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë më 16 mëntor në rrugën “Mikel Maruli”, pranë “Unazës së Re” në kryeqytet.
Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në Durrës ka rënë në pranga, pasi pas një konflikti që ndodhi në ambientet e një studioje tatuazhesh, ku ka plagosur me armë zjarri Gentian Rrahmanin.
Sipas policisë, Joxhino Kambo në bashkëpunim me dy persona të tjerë, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë Rrahmanin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti AA325HG, në pronësi të Kambos. Dyshohetr , ku me anë të të cilit dyshohet se autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.
(Gentian Rrahmani)

(Joxhino Kambo)






