Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i përket ngjarjes së ndodhur pas mesnate në Shëngin ku mbeti i plagosur 24-vjeçari, Markeljan Pepa.

Burime për mediat bëjnë me dije se Pepa dhe personat me të cilët u konfliktua janë zënë fillimisht në bregdet dhe më pas sherri ka vijuar deri te shëtitorja, aty ku dhe është goditur me thikë.

Sipas dëshmitarëve dhe personave që njihnin Pepën, ai eshte një person problematik.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve përreth për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe më pas kapjen e tyre.