Ky është Ali Zili, 36-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Bukurie dhe Fatmira Bamit, në fshati Proger të Devollit.
Ai doli këtë të martë para gjykatës së Korçës ku u la në arrest me burg.
“Më kishin lekë borxh, kam qenë i dehur. Vajta t’i kërkoja lekët, ato më thanë që nuk t’i japim. S’mbaj mend, s’e kisha pirë alkool”, kështu mësohet se u shpreh para Gjykatës Ali Zili.
Ai i mori jetën dy grave, nuse dhe vjehrrë 60 dhe 80 vjeçe, duke i masakruar me sende të forta, pasi shkoi për t’i grabitur.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes, por u zbulua të shtunën. /TvKlan





