Ky është babai monstër, i vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij 15 vjeçare. Policia prangosi Guri Përgjegji, I cili pas aktit të rëndë u arratis dhe vetëm pas 12 orë kërkimesh u arrestua.

Vajza e dhunuar seksualisht, nga ai që e solli në jetë, sipas mjekëve, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Ngjarja ka ndodhur dje ne një fshat të Njësisë Administrative Kastriot. Policia sqaron se ishte njoftuar qe një minorene ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

“Efektivat e policisë kanë shkuar menjëherë ku ka rezultuar se: Shtetasja E.P, 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikogjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj”-njofton policia.

Vajza ka treguar në polici atë që i kishte ndodhur dhe përdhunimin nga babai.

Policia sqaron se vajza E.P, e shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ka rrefyer në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj.

“Ajo ka treguar se më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00, poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji, i cili është edhe babai biologjik i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit”- njofton policia.

Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit. Ekspertiza mjeko- ligjore paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale.