Pandeli Nakoleci është autori i vrasjes së gruas së tij në Volos të Greqisë.

Ai qëlloi për vdekje me thikë Marjola Nakolecin, nënën e 4 fëmijëve pas një sherri.

Mësohet se 40-vjeçari shqiptar e qëlloi bashkëshorten në hyrje të pallatit ku banonin, rreth orës 11:00.

Sipas raportimeve, çifti kishte pasur një grindje paraprake. Dyshohet se ai u largua në këmbë, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia. Aktualisht, sipas informacioneve paraprake nuk ka histori të dhunës në familje.