Në çmimet e “Trusted Reviews”, Samsung Galaxy S8 dhe S8 + është zgjedhur telefoni i vitit 2017. Aspak surprizë kjo, për shkak të risive që ka sjellë kjo pajisje tekonologjike.

S8 përmban një dizajn futuristik mahnitës të lakuar, një ekran të pabesueshëm nga skaji në skaj dhe kamera të klasit të lartë.

Image result for samsung galaxy s8 plus

“Është një pëlhurë e mrekullueshme e teknologjisë që përdor fuqinë e saj për zgjerimin e përvojës përtej ekranit 5.8 inç, por arrin të jetë ende një telefon i lehtë për t’u përdorur“, thonë ekspertët.

Ky aparat është kritikuar kur ka dalë në fillim, por tani ai është më i pëlqyeri nga njerëzit. Burime pranë kompanisë thonë se në mars të vitit 2018 do të hedhin në treg modelin Samsung Galaxy S9, S9+ dhe Galaxy S9 mini.