Publikohet foto e çiftit që u qëllua me breshëri automatiku një natë më parë.
Preng dhe Antoneta Paluca u qëlluan me armë zjarri mbrëmë rreth orës 22:15 në afërsi të banesës së tyre në rrugën “Kosova” në Kamëz.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person, emrin e të cilit policia nuk e ka bërë me dije ende, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Preng Paluca dhe rastësisht ka qëlluar edhe bashkëshorten e Palucës.
Shënjestra e atentatit ka qenë 55-vjeçari Preng Paluca i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Deri më tani policia nuk e ka identifikuar dhe kapur autorin.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.





