Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili iu shkoi menjëherë në ndihmë dy vajzave që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë.

Por ai së bashku me Manuela Marajn, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë dhe Xhoana Canin, 25 vjeçe, banuese në Tiranë. humbën jetën të tre.

Burime për “JOQ.al” bëjnë me dije se Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar së bashku me të dashurën e tij kur njëra prej motrave të dy vajzave që po luftonin me dallgët e forta të detit ka shkuar të lajmëronte 24-vjeçarin për ndihmë.

Ai dhe vajza janë futur në ujë për të shpëtuar vajzat, por fatkeqësisht të rinjtë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe janë nxjerrë të pajetë në breg. E vetmja që ka mundur të shpëtojë është vajza e cila i kërkoi ndihmë të riut nga Tetova. E dashura e Benjaminit dhe motra e njërës prej viktimave u shtruan në gjendje në spital dhe kanë mundur ta marrin veten vetëm disa disa orë pas ngjarjes tragjike.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar në qytetin e Vlorës mesditën e sotme, pasi një 14-vjeçar humbi jetën në mëngjesin e sotëm, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor.