Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në mes të qytetit të Vlorës, në zonën e quajtur Sheshi i Flamurit, ku ka mbetur një viktimë dhe të paktën një i plagosur.
I vdekur ka mbetur një funksionar i një institucioni të rëndësishëm të qytetit të Vlorës, drejtori i OSHEE-së te Vlores, Roland Saliu.
Ndërkohë nga të shtënat u plagos rëndë edhe Ervent Hyseni, pronari i një televizioni lokal.
Ervent Hyseni dyshohet të jetë objektivi i sulmit me armë. Mësohet se Hyseni ka humbur jetën pak pasi ka mbërritur në spital, duke e rënduar edhe më shumë bilancin e këtij krimi që tronditi Vlorën. Policia ka gjetur një mjet të braktisur në rrugën e vjetër të Panajasë
Mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar, të paktën sipas dëshmitarëve. Dyshohet se është një atentat i mirëfilltë, pasi automjeti i autorit/autorëve, është gjetur i djegur në një fshat të Vlorës. Plumbat raportohet se kane dale nga nje arme kallashnikov.
Policia ka blinduar qytetin ne te gjitha hyrjet dhe daljet. Mendohet se autoret jane larguar neper fshatrat e Vlores.





