Bashkia e Durrësit përzgjedh drejtorin e ri të Burimeve Njerëzore.

Konkursi i datës 4 shkurt ka nxjerrë fitues kandidatin Edison Jonuzi, i cili garonte përballë Fatbardh Gjergjit.

Jonuzi, me profesion avokat, ka punuar më parë si përgjegjës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, ndërsa aktualisht punonte pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës Shqiptare.

Jonuzi merr këtë post pas më shumë se 6 muajsh që kjo drejtori e rëndësishme në bashkinë Durrës drejtohej nga një person i komanduar dhe jo i përzgjedhur me konkurs.

Posti i drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore mbeti vakant pas dorëheqjes së ish-drejtuesit Patriot Beqaraj.