Ky që shihni në foto është Novruz Cenalia, efektivi 28-vjeçar i cili mbeti i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz, teksa i riu Cenalia po shkonte për në punë. Ai ishte efektiv i repartit “Shqiponja” dhe ishte pjesë e policisë prej 3 vitesh.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje tragjike dyshohet të jetë Asllan Mërnica i njohur edhe si Azgan Mernica. Pasi e qëlloi për vdekje efektivin ai u largua me makinë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht policia është në kërkim të tij.

Sa i përket motiveve, shkak për këtë vrasje dyshohet të jetë bërë gjakmarrja. Si autori dhe viktima ishin me origjinë nga Hasi.

Hetimet e policisë vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave, motiveve dhe kapjen e autorit.