Janë zbuluar 10 destinacionet më të mira për të vizituar gjatë vitit 2019 në të gjithë botën e si për çudi, mes tyre, në këtë listë të shkurtër, është përzgjedhur edhe Ksamili ynë i bukur.
Këto që do të shikoni më poshtë janë destinacionet e preferuara dhe më të bukura që Booking.com sugjeron për vitin e ardhshëm.
Ksamili renditet në vendin e 9, ndërsa për të thuhet se është një fshat i vogël ishullor që ndodhet në jug të Shqipërisë dhe nga të gjitha anët cilësohet si një perlë.
Daily Mail shkruan: "I vendosur në jug të Rivierës Shqiptare, Ksamili ofron ujëra të kristalta dhe të kthjellëta, me plazhe e restorante të shumta. Pranë Ksamilit ndodhet edhe Syri i Kaltër, një liqen i vogël ku uji krijon ngjyra të shumta që të japin idenë e syrit, si dhe Butrinit, një qytet i vjetër, i futur në Vendet e Mbrojtura të UNESCO-s".
Këto janë fshatrat e tjerë, destinacionet e preferuara gjatë vitit të ardhshëm:
- Wadi Rum, Jordani
- Samarkand, Uzbekistan
- Bacalar, Meksikë
- Ouarzazate, Marok
- Palomino, Kolumbi
- Mestia, Gjeorgji
- Kigali, Rwanda
- Leeuwarden, Holandë
- Ksamili, Shqipëri
- Nusa Penida, Indonezi





