Ky është garazhi i një banese në plazhin e Durrësit, pranë Rrotës së Kuqe, ku 4 pushues nga Kosova janë mbajtur peng nga dy shtetasit Dritan Kuçaj dhe Nexhmi Xhilinë parkimin e një banese.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit Dritan Kuçaj, me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.

Falë veprimeve të shpejta nga policia, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar.

Lexo edhe: