Gjirokastër, 16 qershor 2014 – Ky person është në krye të grupit të armatosur në Lazarat.
Quhet Razip Mahmutaj, por ka edhe emrin Belgrad Mahmutaj, e njihet si Gatja.
Ai ka qenë i dënuar me 22 vite burg, por falë një amnistie presidenciale, statusi i tij ishte pasiv, që do të thotë se nuk ishte në kërkim deri sot paradite, kur reagoi me armë ndaj policisë.
Në këto momenti ai është personi më i kërkuar në vend.





