Hajduti i makinave, i arrestuar dje në Tiranë, pas një serie vjedhjesh të kryera, nuk ka qenë i panjohur për policinë. Personi që shihni në këtë foto, ka qenë i dënuar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe për vjedhje.

Policia ka zbardhur një sërë vjedhjesh të bëra prej tij, ndërkohë që në momentin e prangosjes ishte duke bërë vjedhjen e radhës. Autori vidhte pasqyra, navigator, bateri dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme.

Ervin-Tavaxhi

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë nr.3, në vijim të punës intensive për parandalimin, zbardhjen, dokumentimin ligjor të autorësisë për disa vjedhje të ndryshme të ndodhura më parë, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi :

• Ervin Tavanxhi, 37 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për vepren penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja”

Ky shtetas më datë 23.12.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, me kryqëzimin e rrugës “Vangjush Furxhi”, është kapur në flagrancë duke vjedhur me thyerje navigatorin e mjetit tip “Benz”, në përdorim të shtetases M. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :

Më datë 12.12.2017, në rrugën e “Bogdaneve” dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e një automjeti Benz.

Më datë 24.10.2017, në rrugën e “Vangjush Furxhi”, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip Benz.

Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur aksesorë dhe navigatorin e  mjetit tip Benz.

Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur aksesorët dhe navigatorin  e mjetit tip Golf.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shterasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet:

Një kaçavidë, 1 grup me 7 çelsa, 1 patentë, kartëmonedha, e sende të tjera.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për disa vjedhje të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “vjedhjes së kryer më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 134 / 3  i Kodit Penal.