Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive disa objekte me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me paratë e prostitucionit.

Pasuritë e sekuestruara janë të 52-vjeçarit Maks Merkaj, i cili u ndalua një vit më parë për akuzën: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë sekuestruar: 5 apartamente banimi; 1 vilë trekatëshe; 1 mjet lundrimi, anije peshkimi; si dhe 4 automjete. Vlera financiare e këtyre pasurive kap vlerën e 1.503.000 euro.

Merkaj ka qenë i dënuar edhe në Itali për “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni e Pengmarrje”.