Ky është Elton Sefa, shqiptari i parë që do të ekstradohet drejt Britanisë së Madhe, pas marrëveshjes dy-palëshe të ekstradimeve nënshkruar 2 vite më parë.

23-vjeçari u arrestua tre ditw mw parw në banesën e tij në Xhafzotaj të Durrësit. Ai akuzohet për vrasjen e 47-vjeçarit britanik John Woodward. Krimi ka ndodhur në prill të vitit të kaluar në Londër.

I riu shqiptar, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak, akuzohet se vitin e shkuar vrau një ndërtues britanik, në një ndërtesë në rikonstruksion në Londrën Qendrore.

Sefa e goditi disa herë me sende të forta në kokë britanikun, i cili po punonte për riparimin e çatisë së një ndërtese në zonën qendrore të kryeqytetit britanik. Siç shkruajnë mediat britanike, krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta.

Fillimisht u mendua se 47-vjeçari John Woodward ra nga aksidentalisht nga çatia e ndërtesës në zonën e Hatton Garden. Por nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se shkaku i vdekjes kishte qenë goditja që 47-vjeçari kishte marrë pas koke pikërisht nga shqiptari, për motive që mbeten ende të paqarta.

23-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan me sukses Operacionin Policor të koduar “EAGLE“, duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e përkohshëm të tij.