Mediat italiane kanë publikuar identitetin dhe foton e të riut shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në aksidentin automobilistik në Sarnico të Italisë.
Viktima quhet Romario Verjoni, 21 vjeç, nga Maminasi, Durrës. Sipas mediave lokale italiane, shqiptari nuk kishte një adresë zyrtare.
Ai udhëtonte me një automjeti tip “Citroen C2” kur u përplas kokë më kokë me një makinë tjetër tip “Skoda”.
Në mjetin e dytë udhëtonin tre persona italianë, respektivisht babë, nënë e bir të moshave 89, 87, dhe 63 vjeç. Ata mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.
Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, dyshohet se 21-vjeçari shqiptar humbi kontrollin e makinës për shkak të reshjeve të shiut, ç'ka shkaktoi përplasjen me mjetin tjetër.
Fatkeqësisht Romario ndërroi jetë menjëherë për shkak të plagëve të rënda.





