Personi që po shikoni në foto është Rufan Belshaku, 19-vjeçari që humbi jetën në mënyrë tragjike teksa punonte në terminalin e kontenierëve, në portin e Durrësit. Belshaku ndodhej në terminal në momentin që u tërhoq zvarrë nga vinçi dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Sot, një ditë pas ngjarjes tragjike, policia njoftoi arrestimin e tre kolegëve të Belshakut në terminal.

Të arrestuarit janë Rendi Biçaku me funksion përgjegjës turni, në kompaninë e përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku me funksion manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini me funksion kryemekanik i ofiçinës.