Deputeti Saimir Korreshi, i cili njihet si një nga politikanët më të drejtpërdrejtë të Parlamentit Shqiptar së fundmi ka dhënë një intervistë në emisionin ‘Glamour Zone’.
Ai nxori zbuluar disa nga emrat më të njohur të politikës dhe prapaskenat e tyre, përfshirë ata politikanët më të pabesë, të tjerë që nuk kanë arsimin e duhur dhe jo vetëm.
Gjatë rubrikës ‘Cili nga politikanët’ deputeti ka bërë një rrëfim pikant për një ish-ministër, kur u pyet se cili nga politikanët, ka hobi për bixhozin.
“Thonë për Blendi Klosin, që loz pak i shkreti. Ka dhe disa të tjerë, por këtë e kam dëgjuar që e ka me qejf këtë pjesë (bixhozin)”, u shpreh Korreshi.