Një gjykatë britanike ka dënuar me dy vjet burg një tjetër trafikant shqiptar droge. Ai është 27-vjeçari Jetmir Kapica, personi që shihni në foto, i cili u kap nga policia me një sasi kokaine në makinën e tij.

Prokurori tha se Kapica u ndalua mbrëmjen e 22 korrikut, ndërkohë që ai lëvizte me një “Audi” të marrë me qira në Barry Road, në Shelton.

Oficerët bënë kontroll në automjetin e tij dhe gjetën 17 qese të vogla dhe një të madhe me kokainë. Vlera totale e drogës ishte 1,050 paund, ndërsa policia i gjeti të riut shqiptar edhe 576 paund ‘kesh’, si dhe një telefon celular.

Sipas prokurorit, 27-vjeçari e shpërndante drogën nëpër pika të ndryshme duke përdorur numrat postarë. Ai bënte rreth 10-12 shitje në ditë, ndërsa vetë nuk kishte një adresë fikse.