31 gusht 2015 – Hera e fundit që Juventus humbiste dy ndeshjet e para të kampionatit ka ndodhur në vitin 1912. Kjo mjafton për të kuptuar fillimin e dështuar të sezonit. Por pas humbjes ndaj Udineses në Romë doli një tjetër problem madhor: vetëm një goditje drejt portës kundërshtare gjatë gjithë pjesës së parë. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë në 10 vitet e fundit.

Me largimin e Pirlos, Tevezit dhe Vidalit, rinimi i skuadrës u duk një strategji inteligjente, por për momentin është krijuar përshtypja se largimi njëkohësisht i këtyre tre kampionëve nuk ka qenë një zgjedhje më e mirë. Kjo edhe pse krahas aspektit teknik, largimet kanë pasur ndikim në karakterin e ekipit. Mandzukic e ka fituar Champions League-n me Bayern, por për momentin nuk ka reputacionin e Tevez. Khedira u dëmtua menjëherë dhe Juvja nuk e ka zëvendësuesin e Pirlos. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/