Partia Socialiste e Shqipërisë ka përzgjedhur kandidatin zyrtar që do të garojë në zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë, që do të mbahen në 7 maj.
Pas mbledhjes së grupit të PS-së, ditën e sotme, është zyrtarizuar si kandidat i të majtës, Klodian Shehi.
Shehi është nënkryetar aktual i Bashkisë së Kavajës.
Kujtojmë se opozita ka vendosur të mos futet në zgjedhje, po ashtu edhe LSI-ja ka vendosur të njëjtën gjë.





