Mediat greke japin detaje të reja lidhur me biznesmenin e kompanisë së naftës në Shqipëri që u kap me kokainë në Greqi.

Sipas “Zougla.gr“, ai është Athanasios Karatzounis, i cili u arrestua pasi iu gjet 20 kg kokainë. Mediat shkruajnë se biznesmeni grek, pronar i një kompanie nafte në Shqipëri është edhe ish-president i një ekipi futbolli lokal në Greqi.

Arrestimi 

Mediat greke shkruajnë se biznesmeni u arrestua në Larisa dhe bashkë me të u prangosën edhe tre shtetas shqiptarë, me një rol të rëndësishëm në trafikimin e drogës në Ballkan. Nga hetimet, si raportojnë mediat greke, biznesmeni emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka lidhje të fuqishme në Ballkan. 

Sipas policise greke biznesmeni njihet në Thesali dhe Trikala për përfshirjen e tij në futboll. Ai ka qenë i dënuar më parë për kontrabandë cigaresh në Holandë. Operacioni policor është zhvilluar të mërkurën, gjatë të cilit janë bëre edhe arrestimet dhe sekuestrimi i sasive të drogës. 

Biznesmenit iu kap një shumë prej 100 mijë eurosh. Thuhet se zona e Larisës dhe Trikala ishin stacionet e magazinimit të drogës, nga të cilat më pas ajo shperndahej në vende te tjera. Policia ia ka zbuluar 10 kg kokainë në depon e biznesmenit në Lazarina, kurse pjesa tjetër u gjet në një servis makinash, të një shqiptari në Thiva, që dyshohet si bashkëpunëtor i tij. 

Profili i biznesmenit grek

Athanasios Karatzounis është biznesmen i njohur në Trikalla të Greqisë, pasi ka qenë president i ekipit lokal të futbollit. Ai ka qenë i arrestuar dhe i dënuar me 4 vite burg në vitin 2000 së bashku me një afërmin e tij për kontrabandë cigaresh nga Holanda në Greqi. Ata apeluan vendimin e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit i la të lirë./Panorama