Ky që shihni në foto është për N/komisar Gjergji Azisllari, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në stacionin policor Plazh, Durrës.
Azisllari u arrestua sot nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës, pasi një hetim 2 javor nxorri në dritë se oficeri i policisë kishte përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin me rekorde kriminale Genti Nderjaku, i cili ishte pajisur me armë zjarri për në banesë.
Nderjaku u arrestua së bashku me mikun e tij Marjel Fierza në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”.
“Punonjësi i Policisë Azisllari nuk ka kryer verifikimin në sistem sipas procedurave standarde të punës” thuhet në njpftimin e SHÇBA-së.
“Gjatë hetimit ka rezultuar se po ky punonjës policie kishte përpiluar të njëjtin lloj vërtetimi edhe për shtetasin A.M., i cili gjithashtu rezulton me rekorde kriminale në të dhënat e Policisë së Shtetit”, thuhet gjithashtu në njoftim.





