Policia e Shtetit permes nje mesazhi ka ftuar qytetarët që të denoncojnë në numrin jeshil 0800 0 129 çdo rast të shit-blerjes së votës apo krime të tjera elektorale.

Numri jeshil funksionon pranë Grupit të Koordinimit dhe Drejtimit për menaxhimin e masave dhe të shërbimeve policore gjatë procesit zgjedhor, i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në përmbushjen me profesionalizëm e paanëshmëri të detyrave të përcaktuara në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe të Kodit Zgjedhor. Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari që bie ndesh me ligjin dhe cënon mbarëvajtien e procesit zgjedhor”, thuhet ne njoftim.