Ky është polici Trim Murataj, makina e të cilit shpërtheu me eksploziv sot rreth orës 03:55 minuta të mëngjesit në rrugën “Kastriotët”. Ai punon si oficer i Krimeve të Rënda në Krujë.

“Në adresën e dhënë është konstatuar i dëmtuar në pjesën e përparme automjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficeri Policie i Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Krujë”– njoftonte policia.

Sipas saj, dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.