Ky është roja që u vra në Top Channel në orët e para të mëngjesit të sotme nga të shtëna me armë nga persona akoma të paidentifikuar,.
Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, kapën edhe 60-vjeçarin Pal Kola i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë.
Ka qenë gazetari Artan Hoxha i cili ka publikuar foton e ID-së së tij, ndërsa vihet re që në pak ditë ai do të mbushte 61 vjeç.
Ndërkohë, detaji i trishtë i publikuar nga eksperti i sigurisë Ervin Karamuço tregonte se roja kishte 5 lekë në xhep në momentin kur plumbat e derdhur në drejtim të godinës së Top Channel i morën jetën.