Vetëm dy javë pas ndarjes me të dashurën Kaitlynn Carter, e jo pak pas asaj me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth, Miley Cyrus duket se e ka marrë menjëherë veten.

Këngëtarja 26 vjeçare është fotografuar duke puthur Cody Simpson, që në fakt është mik i saj prej kohësh.

Dyshja është parë duke dalë nga një ushqimore në Los Anxhelos, sipas E! News, ku edhe kanë shkëmbyer puthjen në buzë.