FBI ka konfirmuar emrin e personit, i cili dyshohet që qëlloi mbi ish-Presidentin Donald Trump. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks.

Ai u vra nga snajperët e Shërbimit Sekret. Një pushkë e stilit AR u gjet më vonë.

Në një deklaratë, hetuesit federalë thanë:

FBI-ja ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si subjekt i përfshirë në atentatin e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani. Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim.