Drejtuesi i mjetit që terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbej” në mes të ditës së sotme dyshohet se ishte i droguar.
Ai është identifikuar si shtetasi Arben Mema, 32 vjeç, të cilit me vete i janë gjetur disa doza kanabisi.
Po kështu mësohet se para se të hynte në sheshin “Skënderbej”, ai ka përplasur disa makina rrugës.





