Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka qenë gjithnjë mjaft e kujdesshme që të mos publikojë portretin e plotë të vogëlushes së saj Mia.

Por në postimet e saj më të fundit në rrjete sociale, ku ka treguar se ka kaluar fundjavën në Kosovë, duket se Rudina ka bërë një përjashtim. 

Në videon e publikuar ku janë duke u argëtuar në borë shohim portretin ëngjëllor të së voglës.