Personi që shihni në foto është Astrit Hysenaj, punonjësi i Komunales së Plazhit që u gjend i mbytur paraditen e sotme.

Bashkia Durrës ka shpërndarë një informacion zyrtar për mediat lidhur me rastin e punonjësit Hysenaj. Sipas njoftimit, më datë 6 janar 2026, ai është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, moment në të cilin është larguar nga ambientet e punës.

Rreth orës 16:00 të së njëjtës ditë, familjarët e z. Hysenaj kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë. Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar familjarët se punonjësi ishte larguar nga puna rreth orës 10:30.

Pas këtij komunikimi, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit, e cila ka nisur procedurat përkatëse për rastin. Informacion për mediat nga Bashkia Durrës