Një burim i brendshëm tha për “The Sun” se “Versaja” është seriali më pornografik që ka transmetuar ndonjëherë “BBC”.

Seriali i rrjetit britanik ka në qendër jetën e mbretit francez, Luigji XIV. Ai ka kushtuar mbi 21 milionë sterlina.

Që në nisje të episodit të parë, vëllai homoseksual i mbretit shijon një orgji me katër meshkuj. Më vonë gjatë serive ka një tjetër orgji masive me 14 femra dhe 10 meshkuj.

Në total janë 30 skena pornografike në dramën e shekullit të 17-të.

Historiania Anna Whitelock thotë se “BBC” ka të drejtë kur e prezanton kështu Versajën e asaj kohe.

“Në atë kohë ekzistonte një kulturë shumë fizike e teprimit seksual, që rrotullohej kryesisht rreth mbretit. Ai ishte shumë i fuqishëm, një monark absolut, ishte si Zoti në tokë, mund të bënte çfarë të donte. Të flije me të, shihej si një nder i madh. Si monarku më jetëgjatë në historinë e Europës, ai pati kohë të shkonte me shumë femra”.

Sipas “Daily Mail”, ky është cilësuar si një prej serialëve më të pistë në histori. Mbreti Luigji XIV erdhi në fron kur ishte vetëm 4 vjeç dhe qëndroi aty deri sa vdiq, 72 vjet më vonë. Ai njihej për fiksimin ndaj femrave. U martua i ri, por mund të shkonte në krevat me kë të donte.