Një shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së dielës në Greqi, pasi u qëllua me armë zjarri.

Mediat greke raportojnë se 39-vjeçari shqiptar u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele.

Autori i dyshuar pasi qëlloi mbi shqiptarin, u largua me një makinë të bardhë që po e priste aty pranë.

Viktima, mësohet se quhet Keli, dhe është me origjinë nga Tepelena, dyshohet se ishte pronar i kafenesë dhe atentati ndodhi jashtë biznesit të tij. 39-vjeçari, madje në lokalin e tij ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptar, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak të punës që bënte.

Deri tani është mësuar se shqiptari është një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.